Energji e rinovueshme për shtëpinë dhe biznesin · Shqipëri
ProdhoRuajKurse
TSM-NEG9RP.28ZZbuloni modelet me çmime nga disa shitës.Shiko paneletEnergji gati edhe kur ikën rryma, me diellin
Shtëpia ndizet
Nga dielli te priza, pjesë pas pjese
Prodhoni energjinë tuaj nga dielli, ruajeni dhe përdoreni për ngrohje, ujë të ngrohtë dhe makinën: panele, bateri, pompa nxehtësie dhe karikues nga shitës shqiptarë, me çmimet krah për krah, si dhe izolim e materiale ndërtimi.
Kërko ofertë për projektin tuaj14 kategori · 58 produkte · 135 oferta


01 / 07 Panele, struktura montimi, kabllo diellore dhe lidhës MC4
Panelet diellore
1 435 kWh prodhon në vit 1 kWp panele në Tiranë, me pjerrësinë më të mirë. Në Fier arrin 1 521 kWh.
Burimet dhe më shumë
Burimi: PVGIS 5.3, JRC
3 551 familje, biznese dhe institucione prodhonin vetë energji diellore në fund të vitit 2025 ↗ ERE, Raporti vjetor 2025, f. 226

02 / 07 Inverterë të lidhur me rrjetin dhe hibridë, njëfazorë dhe trefazorë
Inverteri
1 135 nga 1 261 aplikues i miratoi OSSH si vetëprodhues në vitin 2025, 27,96% më shumë se në vitin 2024.
Burimet dhe më shumë
Burimi: ERE, Raporti vjetor 2025, f. 226
1 400 kWh në vit për çdo kWp, në çdo zonë të Shqipërisë: kaq llogariste Udhëzimi 3/2019 kur caktonte fuqinë e impiantit të një vetëprodhuesi sipas konsumit të dy viteve të fundit ↗ Udhëzimi 3/2019, pikat 4, 6 dhe 15

03 / 07 Bateri litiumi për ruajtjen e energjisë, për shtëpi dhe biznese
Bateria
0 lekë është vlera që i japim energjisë që tepron mbi konsumin e muajit. Udhëzimi 3/2019 (pika 17) e kalonte tepricën te furnizuesi pa pagesë; për rregullat e faturimit neto (net billing) të majit 2026 nuk kemi gjetur ende një çmim të publikuar. Energjia që përdorni vetë vlen sa tarifa.
Burimet dhe më shumë
Burimi: Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Udhëzimi 3/2019, pika 17; pv magazine, 27.08.2026
19:00–23:00 orët e pikut (prill–tetor) për bizneset në 0,4 kV: 16,1 lekë/kWh; familjet nuk kanë çmim për orët e pikut ↗ ERE, Vendimi 322/2025

04 / 07 Pompa nxehtësie, ngrohës uji diellorë, kondicionerë inverter
Ngrohja, ftohja, uji i ngrohtë
COP 4,85 1 kWh energji elektrike jep 4,85 kWh nxehtësi te pompa më efikase në katalog (ajri 7 °C, uji 35 °C).
Burimet dhe më shumë
Fleta teknike: Daikin EHBH08E6V + ERGA06EAV3H (ERGA06EVH)
700 kWh në muaj është kufiri i familjeve në vitin 2026: deri në këtë kufi 8,5 lekë/kWh, mbi të 9,5 lekë për çdo kWh të muajit ↗ ERE, Vendimi 322/2025

05 / 07 Karikues muri për makina elektrike, me lidhës Type 2
Karikuesi i makinës
225 pika karikimi për makina elektrike u instaluan gjatë vitit 2025, 47 më shumë se në vitin 2024.
Burimet dhe më shumë
Burimi: ERE, Raporti vjetor 2025, f. 18
22 lekë/kWh paguajnë stacionet e karikimit mbi 11 kW që nga 1 nëntori 2025 (25,3 në orët e pikut); karikuesi i shtëpisë deri në 11 kW mbetet me çmimin e kategorisë së klientit ↗ ERE, Raporti vjetor 2025, f. 19 dhe 137

06 / 07 Matës energjie, faturimi neto dhe tarifat
Matësi dhe rrjeti
86,8% e energjisë elektrike të prodhuar në Shqipëri në vitin 2025 erdhi nga hidrocentralet. Një vit i thatë (2017) dha 4 174 GWh, një vit me shi (2018) 8 076 GWh: shiu ende vendos për rrjetin.
Burimet dhe më shumë
Burimi: INSTAT, bilanci i energjisë elektrike 2025; ERE, Raporti vjetor 2025, tabela 10, f. 48
2 matës kërkonte Udhëzimi 3/2019 nga një vetëprodhues: një matës inteligjent dypalësh në lidhjen me rrjetin dhe një matës prodhimi pas inverterit, të dy me shpenzimet e klientit ↗ Udhëzimi 3/2019, pika 7/d

07 / 07 Izolim termik, dritare PVC, ndriçim LED
Energjia që nuk humbet
R = 3,23 m²K/W ka një shtresë 10 cm me λ = 0,031 W/mK, materiali me përçueshmërinë më të ulët në katalog. Sa më e lartë R, aq më pak nxehtësi del nga muri.
Burimet dhe më shumë
Fleta teknike: Austrotherm EPS AF PLUS 100 mm
0,73 W/m²K humbet një metër katror i dritares më të mirë në katalog për çdo gradë diferencë midis brenda dhe jashtë. Fleta teknike: Salamander bluEvolution 82
Ndize
Shtëpia ndizet.
Me panelet, baterinë dhe pompën e nxehtësisë në vend, shtëpia përdor energjinë që prodhon vetë. Kaq prodhojnë në vit 5 kWp panele në qytetin tuaj:
Llogaritni sistemin tuaj7 177 kWh në vit
PVGIS 5.3, pjerrësia më e mirë, humbje 14%.
Në Shqipëri, panelet diellore, bateritë dhe pompat e nxehtësisë blihen shpesh me telefonata dhe oferta në letër, me çmime të vështira për t’u krahasuar. BeeD Energy i vendos të gjitha në një vend, bashkë me izolimin dhe materialet e ndërtimit: produkte me fletë teknike, oferta nga disa shitës krah për krah dhe pagesë e sigurt.
Si funksionon
Një shportë, shumë shitës.
Për blerësit
- 01
Krahasoni
Specifikimet nga fleta teknike dhe ofertat e çdo shitësi në një tabelë: çmimi me TVSH, çmimi për Wp ose kWh, stoku, dërgesa në qytetin tuaj.
- 02
Porositni
Panelet, inverterin dhe baterinë nga një ose disa shitës në të njëjtën shportë. Paguani në dorëzim, me transfertë bankare ose me kartë.
- 03
Merrni
Çdo shitës dërgon paketën e vet ose e tërhiqni te shitësi. Për një impiant të plotë kërkoni ofertë dhe instaluesit ju përgjigjen.
Për shitësit
- 01
Aplikoni
Shoqëri me NIPT: furnitorë dhe instalues të energjisë diellore, prodhues dhe kompani ndërtimi.
- 02
Publikoni ofertat
Çmimi, stoku, çmimet sipas sasisë dhe zonat ku dërgoni, për produkte me fletë teknike të verifikuara.
- 03
Shisni
Porositë, mesazhet dhe kërkesat për ofertë në një panel. Abonim mujor dhe komision për shitjet e kryera.
Në dyqan tani
Produkte me më shumë oferta

Trina Solar · Panele diellore
Panel diellor Trina Vertex S+, 485 W, me dy xhama
≈ 696 kWh/vit në Tiranë (Prodhimi vjetor i një paneli me pjerrësinë më të mirë (PVGIS 5.3, humbje 14%))
nga 9 050 L4 oferta
DMEGC · Panele diellore
Panel diellor DMEGC Infinity RT 3.0, 535 W, me dy xhama
≈ 768 kWh/vit në Tiranë (Prodhimi vjetor i një paneli me pjerrësinë më të mirë (PVGIS 5.3, humbje 14%))
nga 9 050 L4 oferta
Fronius · Inverterë
Inverter hibrid Fronius Symo GEN24 10.0 Plus, 10 kW trefazor
nga 291 000 L4 oferta

Deye · Inverterë
Inverter hibrid Deye SUN-10K-SG04LP3-EU, 10 kW trefazor, bateri 48 V
nga 171 700 L4 oferta
Huawei · Bateri për ruajtjen e energjisë
Bateri Huawei LUNA2000-7-S1, 6,9 kWh
6,9 kWh të përdorshme (Kapaciteti i përdorshëm sipas fletës teknike, jo ai nominal)
nga 331 000 L4 oferta
Fronius · Karikues për makina elektrike
Karikues automjetesh elektrike Fronius Wattpilot Flex Home 22 kW
nga 79 900 L4 oferta
GoodWe · Karikues për makina elektrike
Karikues automjetesh elektrike GoodWe HCA G2 22 kW
nga 43 100 L4 oferta
Energjia në Shqipëri, në shifra
Pse tani.
- 21 → 631 MW
Kapaciteti i centraleve diellore u rrit tridhjetë herë nga viti 2020 deri në fund të vitit 2025.
- 832 GWh
prodhuan centralet fotovoltaike në vitin 2025.
- 3 375 GWh
energji elektrike importoi Shqipëria në vitin 2025; importi neto arriti 877 GWh.
- 500 kW
është kufiri ligjor për impiantin e një vetëprodhuesi (familje ose biznes); madhësia varet nga konsumi vjetor dhe miratohet nga OSSH.
↗ Ligji 24/2023, neni 20↗ Udhëzimi 3/2019, pikat 4, 6 dhe 15
- 45,4%
e shqiptarëve 16–74 vjeç blenë diçka online në 12 muajt e fundit (2025).
Shitni në të gjithë Shqipërinë.
Abonim për bizneset, komision mbi shitjet dhe shërbime marketingu dixhital: modeli i BeeD është i thjeshtë dhe i hapur për furnitorët dhe instaluesit e energjisë së rinovueshme, prodhuesit dhe kompanitë e ndërtimit.
Shikoni planet




